Një nga ndjekësit e parë të Jezusit bëri këtë pohim të pabesueshëm, “Jezus Krishti është imazhi i dukshëm i Zotit të padukshëm”. Për vite me radhë njerëzit kanë kërkuar prova se si duket Zoti, dhe përgjigja më e mirë që Krishterimi duhet të ofrojë është se Zoti duket si Jezusi. Zoti duket si përulësi, Zoti duket si dhembshuri, Zoti duket si sakrificë e dashur, Zoti duket si liri, Zoti duket si falje, Zoti duket si urtësi, Zoti duket si shërim, rivendosje dhe shëlbim, Zoti duket si pajtim dhe shpresë!
Pra, ju nuk mund ta bëni Jezusin thjesht një djalë të mirë nga historia ose një i parëndësishëm për jetën moderne. Nëse keni nevojë për shpresë, liri, falje, urtësi, liri dhe shëlbim, atëherë shikoni te Zoti që ia ka zbuluar veten njerëzimit duke e mishëruar veten si njeri në mënyrë që njerëzit ta njohin Zotin.